Dodik konfirmon pjesëmarrjen në paradën e Moskës
17 Prill 2025, 20:46 / BOTA

Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik ka konfirmuar pjesëmarrjen në paradën e 9 majit në Moskë me ftesë të liderit rus Vladimir Putin.
Sipas mediave të huaja, ai u shpreh se nuk ka frikë nga sanksionet e BE-së, pasi vizita e tij në Rusi do të përfshijë takimin e tij me një nga liderët më të rëndësishëm botërorë.
Udhëheqësi i Republika Srpska e quajti gjithashtu një nder të madh marrjen e një ftese nga Putin për festimin e 80-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike.
Dodik theksoi nevojën për të respektuar datat që lidhen me luftën antifashiste në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai beson se është e nevojshme për hir të së ardhmes së kontinentit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


