“Epokë e re në Hungari”, mesazhi i Magyar pas fitores: Do ndjek penalisht ata që plaçkitën e grabitën vendin

14 Prill 2026, 12:19 / BOTA ALFA PRESS

“Epokë e re në Hungari”, mesazhi i Magyar pas fitores: Do

Njeriu që do të marrë në duart e tij drejtimin e Hungarisë, Péter Magyar, premtoi se të gjithë ata që siç ai “grabitën, plaçkitën, tradhtuan, krijuan borxhe dhe shkatërruan” vendin, do të përballen me pasojat e veprimeve të tyre, teksa premtoi “një epokë të re” pas një fitores dërrmuese që shënoi të dielën ndaj paraardhësit të tij Viktor Orbán.

Magyar, i cili përfaqëson partinë e qendrës së djathtë Tisza dhe fitoi të paktën 138 nga 199 vendet në parlament, tha se rezultatet e plota të zgjedhjeve duhet të konfirmohen deri më 4 maj dhe kabineti i tij të nisë shumë shpejt nga puna.

Nuk kemi kohë për të humbur. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t`u siguruar që kjo të shënojë vërtet fillimin e një epoke të re. Populli hungarez nuk votoi për një ndryshim të thjeshtë të qeverisë, por për një ndryshim të plotë të regjimit”, shprehet Péter Magyar, fitues i zgjedhjeve në Hungari.

Magyar, një ish-besnik i Orbán, siguroi një shumicë prej dy te tretash, e cila mund ta ndihmojë atë të zbatojë vizionin e tij për një transformim të vendit. Katër qeveritë e njëpasnjëshme të Viktor Orbán kanë dobësuar ndjeshëm sundimin e ligjit në Hungari, shkruan The Guardian, ku kryeministri i rrëzuar kishte vendosur  gjykatës besnikë ndaj tij, i kishte kthyer 80% të mediave në zëdhënëse të qeverisë dhe kishte pasuruar shumë të afërm të tij.

Orban që gëzonte mbështetjen e Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit, kishte pasur përplasje të përsëritura me BE-në mbi politika të ndryshme, përfshirë drejtësinë, emigracionin dhe Ukrainën.

Magyar tha se qeveria e tij do të zbatojë shpejt masa anti-korrupsionit, do të rikthejë pavarësinë e gjyqësorit dhe do të sigurojë lirinë e mediave, me shpresën edhe të përfitimit të fondeve të ngrira të Bashkimit Europian.

Po ndodh...

ide