Franca, “manual mbijetese”! Qeveria përgatit popullin për kriza të mëdha, udhëzues edhe në rast lufte

19 Mars 2025, 23:01 / BOTA ALFA PRESS

Franca, “manual mbijetese”! Qeveria përgatit popullin për

Qeveria franceze ka gati një manual që do të shpërndahet për qytetarët e vendit për t’i përgatitur ata për “kriza të mëdha” që mund të ndodhin.

I quajtur “manuali i mbijetesës” ai synon që të ofrojë informacione dhe praktika të nevojshme për të mbijetuar gjatë situatave ekstreme, duke përfshirë katastrofa klimatike, aksidente industriale, epidemitë, rrjedhje radioaktive, sulme kibernetike dhe madje konflikte të armatosura.

Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare, i cili është përgjegjës për zhvillimin e këtij udhëzuesi, sqaron se ndonëse manuali përfshin mundësinë e luftës, nuk është fokusi kryesor i këtij udhëzuesi. Në vend të kësaj, ai synon të forcojë aftësitë e popullatës për të reaguar ndaj krizave të ndryshme, për të garantuar që qytetarët të jenë të përgatitur për çdo lloj situate të papritur.

Ky manual është pjesë e një strategjie më të gjerë, të quajtur “strategjia kombëtare e elasticitetit”, e cila ka nisur të zhvillohet pas pandemisë së Covid-19 dhe synon të ndihmojë Francën dhe qytetarët e saj të jenë më të qëndrueshëm ndaj goditjeve të mundshme në të ardhmen.

Ky plan ka për qëllim përmirësimin e përgatitjes të shtetit dhe qytetarëve për të përballuar krizat, si dhe zhvillimin e mjeteve dhe resurseve për menaxhimin e tyre në mënyrë efikase.

 

Po ndodh...