Adriatik Lapaj: Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse…

19 Mars 2025, 22:49 / POLITIKË ALFA PRESS

Adriatik Lapaj: Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Lideri i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj foli sonte në studion e “Opinion” për ambicien e tij në garën e 11 Majit dhe programin e kësaj force politike. Për këtë të fundit tha se “është i detajuar për të gjitha fushat e jetës, nga më shumë se 100 ekspertë për një periudhë 14 mujore”.

Po çfarë ndodh nëse partia e tij merr të ashtuquajturën “votë të artë”?

Blendi Fevziu: Nëse ju, do të keni një mandat të artë, që PD dhe PS-ja nuk e bëjnë dot 71-in, me cilën nga forcat bëni koalicion?

Adriatik Lapaj: E para biem dakord që në Shqipëri blihet vota, që administrata përdoret për zgjedhjet, këto janë fenomene…Në funksion të kësaj nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Blendi Fevzu: Është turp që ky vend nuk bën dot zgjedhje! Ashtu siç bën Kosova…

Adriatik Lapaj: Unë deri tani thashë faktin. Kontributi më i madh që mund të bëjmë është të bëjmë për herë të parë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Adriatik Lapaj: Amin, se jemi dhe në muaj të shenjtë. Nëse të nesërmen kemi këtë votën e artë, atëherë, për të garantuar që do bëhen zgjedhje që vota nuk blihet, do ta çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Blendi Fevziu: Deklaratë elektorale apo reale? Se shënohet kjo…

Adratik Lapaj: Kjo është fytyra ime! Jo për arrogancë, destabilitet, por për një arsye të thjeshtë… E para do çlirojmë administratën, do hedhim në kosh te plehrave ato paratë që janë përdorur për të blerë vota dhe do demotivojmë krimin. Ky është mesazhi.

 

Po ndodh...