Avokati i Lulzim Berishës ndërhyn në emision: I penduari Luftar Reçi mitoman…deklaratat nuk janë konfirmuar para gjykatës

Gjatë emisionit “Open” në News24, teksa po diskutohej dosja e Lulzim Berishës i cili u ekstradua nga Spanja dhe mbërriti në Shqipëri mbrëmjen e së martës, ka ndërhyrë mbrojtja ligjore e tij, Detar Hysi.
Avokati i Berishës ka kërkuar nga prokuroria të jetë e pavarur në kryerjen e detyrës dhe të mos përdorë bashkëpunëtorët për interesa të caktuara.
“E ndjej për detyrë profesionale t’ju kujtoj se prokurori t’i përkushtohet përgjegjësisë dhe pavarësisë në ushtrimin e detyrës, jo artificave ekstra ligjore për përdorimin e bashkëpunëtorëve të drejtësisë për interesa të caktuara që cënojnë rendin dhe sigurinë kombëtare.
I penduari Luftar Reçi është një mitoman permanent, ku cdo thënie e tij nuk është konfirmuar para gjykatës”, tha në një mesazh dërguar emisionit “Open”, avokati Detar Hysi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



