
Giorgia Meloni do të takohet me Donald Trump javën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, do të zhvillojë një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në datën 17 Prill në Shtëpinë e Bardhë
Ky takim mes dy liderve do të mbahet lidhur me tarifat e vendosura nga administrata e Donald Trump, raporton CNN.
Përballja “kokë më kokë” e Meloni dhe Trump, do të vendosë nëse do të ketë një marrëveshje midis dy tyre.
Kujtojmë se Meloni ishte një prej atyre që nuk e ka sulmuar Trump-in, madje është shprehur se alarmimi i bërë nga palë të treta është më keq se vetë tarifa. Ajo njoftoi se eksporti i produkteve italiane nuk do të ndalojë drejt SHBA-ve, për shkak se përbën një zë prej 10% në ekonominë e shtetit fqinjë.
Ajo ndërkohë edhe pse nuk e ka sulmuar Trump-in, për Melonin vendimi i administratës amerikane është i gabuar pasi nuk do të favorizojë asnjë prej paleve.
Si do ndikojnë tarifat e SHBA-ve tek konsumatorët
Amerikanët sipas CNN, janë konsumatorët e dytë më të mëdhenj të vajit të ullirit italian. Janë produkte të tilla të cilat do të ndikohen nga tarifat e administratës amerikane, por nuk do të jenë konsumatorët ata të cilët do të ndikohen, të paktën jo për tani.
Prodhuesit e vajit të ullirit eksportojnë në SHBA çdo vit rreth 100 mijë tonë, ndërsa Amerika është partneri i tretë më i madh tregtar i Italisë.
Ata (prodhuesit) janë të shqetësuar se nëse eksportet në SHBA ulen për shkak të mungesës së kërkesave për produktet “Made in Italy”, do u duhen të bëjnë shkurtime. Një gjë e tillë mund të rezultojë në rënie të furnizimit edhe në Itali, duke nënkuptuar se mund të ketë boshatisje në disa rafte të këtyre produkteve.
ide

“Shqiptarë të Panjohur” dhe një tjetër rrëfim i Ben Blushit!


Të gjitha “fajet” i ka Basha!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128