Gjetja e pilotit/ Drejtori i CIA-s: Operacioni i shpëtimit ishte në “garë me kohën”

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe deklaroi se gjetja dhe shpëtimi i ushtarakut që fshihej në Iran pasi avioni i tij u rrëzua ishte një sfidë e frikshme. Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Ratcliffe tha se operacioni ishte i krahasueshm me kërkimin e një kokrrize të vetme rëre në mes të një shkretëtire.
“Kjo ishte gjithashtu një garë kundër kohës, pasi ishte thelbësore që ne ta gjenim aviatorin e rrëzuar sa më shpejt të ishte e mundur, ndërsa në të njëjtën kohë t’i mbanim armiqtë tanë të keqorientuar”, tha Ratcliffe.
Drejtori i CIA-s tha se agjencia e tij e gjeti dhe konfirmoi që anëtari i shërbimit ishte gjallë të shtunën në mëngjes duke përdorur edhe burime njerëzore.
Ratcliffe tha se agjencia ia transmetoi këtë informacion Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth, i cili ia njoftoi Presidentit Donald Trump, duke vënë në lëvizje misionin e shpëtimit.
“Meqenëse është traditë unike e Forcave të Armatosura të SHBA-së që ne nuk lëmë pas asnjë burrë apo grua, ky ishte një mision i sigurt”, tha ai.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128