Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

6 Prill 2026, 18:07 / BOTA ALFA PRESS

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është

Presidenti amerikan Donald Trump ka caktuar të martën (7 prill) afatin e fundit për t’i dhënë fund luftës me Iranin.
Reagimi i Trump erdhi pasi Irani refuzoi propozimin e Pakistanit për një armëpushim 45 ditor, me argumentin se nevojitej një paqe e përhershme.
“Nesër është afati i fundit. Ata nuk mund të kenë armë bërthamore. Propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm”, deklaroi mes të tjerash Trump, teksa mbërriti në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Trump përsëriti kërcënimet ndaj Iranit se SHBA-të do të vazhdojnë të sulmojnë infrastrukturën e tij nëse nuk dorëzohen.

“Dhe nëse nuk e bëjnë, nuk do të kenë ura. Nuk do të kenë termocentrale. Nuk do të kenë asgjë.”

Ai shtoi se nuk do të shkojë më tej, sepse ka gjëra të tjera që janë më të këqija se ato të dyja.

“Nëse do të kisha mundësi zgjedhjeje, çfarë do të doja të bëja? Të merrja vajin, sepse është aty për ta marrë. Nuk ka asgjë që mund të bëjnë në lidhje me të.

Fatkeqësisht, populli amerikan do të donte të na shihte të ktheheshim në shtëpi. Nëse do të varej nga unë, do ta merrja naftën, do ta mbaja naftën […] do të fitoja shumë para dhe gjithashtu do të kujdesesha për popullin e Iranit”, tha Trump.Teherani ka propozuar një plan me 10 pika, për t’i dhënë fund luftimeve, një protokoll që sipas zyrtarëve vendas do të mundësonte kalim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit dhe heqjen e sanksioneve.
Po ashtu në planin me 10 pika të Iranit, veç fundit të përhershëm të luftimeve, bën pjesë edhe rindërtimi i vendit.

Po ndodh...

ide