Greqia goditet nga një tjetër tërmet, epiqendra dhe magnituda
19 Shkurt 2026, 16:58 / BOTA

Greqia është goditur sot (19 shkurt) nga një tjetër tërmet.
Lëkundjet sizmike që u vlerësuan mesatarisht të forta, e patën epiqendrën e tyre në Mesinia. Forca e goditjes ishte 4.4 ballë e shkallës Rihter.
Lëkundjet ishin të forta, aq sa shkaktuan frikë dhe panik tek banorët e zonës. Por ende nuk ka raportime për të lënduar dhe dëme.
Sipas Institutit Gjeodinamik , epiqendra e tërmetit ndodhet 9 kilometra në perëndim të Gargalianës, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 11.4 kilometra.
Javët e fundit Greqia është goditur nga tërmete të shpeshta në të gjitha zonat e saj, kryesisht në veriperëndim dhe në zonën e Kretës.
Po ndodh...
ide
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
Nga Roland Lami
Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?
Nga Mero Baze
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128