Horror në Greqi! Një person gjendet i djegur brenda makinës, në të njëjtën kohë dhe banesa e tij në flakë

16 Dhjetor 2025, 13:41 / BOTA ALFA PRESS

Horror në Greqi! Një person gjendet i djegur brenda makinës,

Zjarrfikësit e Brigadës Polydross u përballën me një skenë makabre mëngjesin e së martës, kur një person u gjet i karbonizuar brenda një automjeti në zonën e Mariolatës, në prefekturën e Fokidës.

Sipas raportimeve të tvstar.gr, viktima dyshohet të jetë pronari i automjetit. Ndërkohë, tragjedia u shoqërua me një tjetër episod alarmues, pasi pothuajse në të njëjtën kohë u njoftua për një zjarr në një banesë në Mariolata, e cila i përkiste të njëjtit person.

Forca të shumta të zjarrfikësve u angazhuan menjëherë për të përballuar të dyja vatrat e zjarrit. Ndërsa automjeti ishte shkrumbuar plotësisht, zjarri në banesë vijonte ende në momentin e raportimit, duke vështirësuar ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e dy zjarreve, ndërsa nuk përjashtohet asnjë pistë.

 

Po ndodh...