Sulmi i Iranit mbi Izrael, pritet përshkallëzim i frikshëm i situatës
Reagime të shumta kanë ardhur pas sulmit iranian mbi Tel-Aviv.
“Sulmi iranian ndaj Izraelit është një përshkallëzim i rëndësishëm nga Irani. Joe Biden po i ndjek ngjarjet minut për minutë dhe e ka bërë të qartë se do të ketë pasoja të rënda për këtë sulm”. Kështu është shprehur Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, në një konferencë me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.
"Fitorja vjen nga Zoti dhe pushtimi është afër", deklaroi udhëheqësi iranian Ali Khamenei në një postim në X, pas sulmit raketor të nisur ndaj Izraelit.
Nga ana e tij, Presidenti iranian tha se sulmi raketor ndaj Izraelit ishte në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve të Iranit, duke paralajmëruar në X se operacioni i të martës ishte "vetëm një pjesë e fuqisë së Iranit".
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e quajti sulmin me raketa iraniane kundër Izraelit "të papranueshëm" dhe shtoi se "e gjithë bota duhet ta dënojë atë". Blinken tha se ky sulm përfshinte “rreth 200 raketa balistike”.
Izraeli fillimisht vlerësoi se 180 raketa u lëshuan në vend.
Çfarë orfojnë partitë e reja?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128