Ishin duke parë finalen e Champions League, vriten me armë zjarri dy persona në Spanjë!

1 Qershor 2025, 17:06 / BOTA ALFA PRESS

Ishin duke parë finalen e Champions League, vriten me armë zjarri dy

Dy burra nga Skocia u vranë mbrëmjen e djeshme me armë zjarri, teksa po ndiqnin finalen e Champions League në një lokal në Fuengirola, Andaluzi.

Një person i armatosur qëlloi disa herë në barin Monaghans në Fuengirola, Andaluzi, të shtunën në mbrëmje.

Gazeta lokale Diario Sur raportoi se sulmi ndodhi rreth orës 23:30, kur një makinë ndaloi jashtë dhe një person i maskuar hapi zjarr .

Njëra nga viktimat u godit në gjoks dhe vdiq në vend, ndërsa i dyti u godit në gjoks dhe në bark dhe vdiq pak kohë më vonë, përpara se të arrinte në spital.

Personi i armatosur u arratis me makinë. Në kohën e sulmit, në lokal po shfaqej finalja e Champions League.

Motivi i autorit të krimit është ende i panjohur.

 

Po ndodh...

ide