Izraeli godet Gazën, dy palestinezë të vrarë

Dy palestinezë humbën jetën ditën e sotme pas një sulmi ajror të ushtrisë izraelite në qytetin e Gazës, sipas autoriteteve lokale. Forcat e Armatosura të Izraelit (IDF) thanë se shënjestra e sulmit ishte një anëtar i Hamasit, të cilin ata e konsiderojnë përgjegjës për një sulm ndaj ushtarëve izraelitë më herët gjatë ditës.
Burime mjekësore në territorin palestinez njoftuan se ka edhe të plagosur, pasi bombardimet goditën një banesë në një lagje të populluar të qytetit. Nuk është konfirmuar ende identiteti i viktimave.
Media ndërkombëtare raportojnë se një zëdhënës i IDF-s argumentoi se objektivi ishte një komandant i Hamasit, i dyshuar për dhënien e urdhrit për sulmin ndaj trupave izraelite.
Ndërkohë, në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, një grup palestinez i mbështetur nga Izraeli njoftoi se kishte vrarë dy militantë të Hamasit gjatë shkëmbimeve të zjarrit.
Tensionet mes palëve po rriten sërish. Izraeli dhe Hamasi vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit të arritur më 10 tetor, pas dy viteve luftimesh në territorin palestinez.
Sipas autoriteteve në Gaza, më shumë se 400 palestinezë – shumica civilë – janë vrarë në tre muajt e fundit, ndërsa Izraeli raporton tre ushtarë të vrarë në të njëjtën periudhë.
Në terren, armëpushimi duket gjithnjë e më i brishtë, ndërsa dhuna mes palëve po rrezikon ta fusë rajonin sërish në përshkallëzim.
Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
