Ndalohet qarkullimi në Bogë-Qafë Thore-Theth, shkak rreziku nga ortekët e borës
10 Janar 2026, 19:45 / AKTUALITET

Pas përmbytjeve vendi po përballet edhe me bllokimin e akseve rrugore për shkak të reshjeve të borës.
Bëhet e ditur se segmenti rrugor “Bogë – Qafë Thore – Theth”, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve gjatë natës.
Sipas autoriteteve rrezikshmëria është e lartë, edhe për shkak të kufizimit të fushëpamjes. Në këtë mënyrë ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në mëngjes.
Kalimi i automjeteve do të lejohet vetëm në raste emergjence dhe vetëm në shoqërim nga mjetet borëpastruese dhe shërbimet policore.
Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
Nga Irena Beqiraj
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Nga Roland Lami
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
Nga Neli Demi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
