Përshkallëzimi i demonstratave në Iran/ Reagon Von der Leyen: BE qëndron me protestuesit, dënojmë dhunën ndaj qytetarëve

10 Janar 2026, 19:03 / BOTA ALFA PRESS

Përshkallëzimi i demonstratave në Iran/ Reagon Von der Leyen: BE

Irani është kthyer në një “shesh beteje”, prej disa javësh qytetarët kanë nisur protestat të cilat kanë ardhur duke u përshkallëzuar. Dhjetëra persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjeve me policinë. Ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Qeveria iraniane ka reaguar ashpër duke theksuar se do të shtojë represionin. Ndërsa policët kanë paralajmëruar qytetarët të që të tregojnë kujdes për fëmijët.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka bërë të qartë qëndrimin e bllokut mbi protestat në Iran.

Në një mesazh të ndarë në mediat sociale, ajo tha se Evropa “qëndron plotësisht në mbështetje” të atyre që zhvillojnë demonstrata në të gjithë vendin. Ne dënojmë pa mëdyshje shtypjen e dhunshme të këtyre demonstratave legjitime”, tha Von der Leyen në emisionin X.

BE-ja bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë protestuesve të burgosur dhe për rivendosjen e aksesit në internet në Iran.

Ndërsa Forcat policore kanë lëshuar një paralajmërim, shkruan skyneës për personat që kanë dalë në protestë me fëmijë, e adoleshentë.

“Duke pasur parasysh praninë e grupeve terroriste dhe individëve të armatosur në disa tubime dhe planet e tyre për të shkaktuar vdekje, ne u këshillojmë familjeve të kujdesen për të rinjtë dhe adoleshentët e tyre”, thuhet në njoftim.

Po ndodh...