“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e fshatit Çiflik në protestë: Janë të korruptuar, po na bëhet presion

10 Janar 2026, 19:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin

Banorët në fshatin Çiflik të Dimalit, kanë dalë në protestë dhe denoncojnë bllokimin e kanaleve. Ata kanë ngritur shqetësimin se në zonë nuk merren masa për parandalimin e përmbytjeve, gjithashtu theksoi se u është bërë presion për të mos zhbllokuar kanalit që rrezikon mbytjen e fshatit.

Gjithashtu ata shtojnë se asnjë nga përfaqësuesit e bashkisë nuk shkon të japë zgjidhje.

“Duam të hapet ura. Jemi të mbytur. I bëj thirrje kryeministrit të tërheqë policinë nga këtu. Ne po na bëhet presion…Këta të ndërhyjnë, ka qenë një portë këtu.

Një tjetër qytetar ka ngritur shqetësimin duke thënë që të hapet menjëherë sepse rrezikon të përmbytet i gjithë fshati.

“Këtu ka qenë një portë. Rrinte policia këtu. Nuk më kanë lënë. Kanali është bllokuar dhe duhet hapur porta. Sepse është për shkarkim”, u shpreh një qytetar.

“Këta janë kriminelë. I ka mbytu korrupsioni. Në asnjë vend të botës nuk mbyllen kanalet. Po bëj 80 vjeç kurrë nuk jemi përmbytur. Kurrë nuk ka ardhur lumi… Ne sot do rrimë këtu sepse nëse ikim ata vijnë e bllokojnë.”, është shprehur një tjetër qytetar.

Po ndodh...