Antipastë festive me djathë, boronica dhe arra
4 Janar 2026, 08:32 / RECETA ALFA

Përbërësit:
1 pako djathë të shkrirë bebe
½ filxhan fistikë të grira imët
2–3 lugë boronica
2–3 kajsi të thata
Piper i zi i sapo bluar
Erëza sipas dëshirës
Mjaltë (opsional, për shërbim)
Përgatitja:
Në një tas përziejmë fistikët e grirë, boronicat e thata dhe kajsitë e thata. Shtojmë pak piper të zi për aromë. Vendosim djathin në një pjatë shërbimi. Me duar ose me lugë, mbulojmë sipërfaqen e djathit duke shtypur lehtë përzierjen e fistikëve që të ngjitet mirë, duke i dhënë formë peme. E dekorojmë duke vendosur sipër një gjethe koriandri/majdanozi për efektin e “majës së pemës”. E shërbejmë duke e spërkatur lehtë me pak mjaltë.
Receta nga Zonja Albana/Report Tv
Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
Nga Irena Beqiraj
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Nga Roland Lami
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
Nga Neli Demi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
