Izraeli njoftoi vrasjen e komandantit të lartë, Hamasi: Rrezikon qëndrueshmërinë e armëpushimit në Gaza

15 Dhjetor 2025, 12:48 / BOTA ALFA PRESS

Izraeli njoftoi vrasjen e komandantit të lartë, Hamasi: Rrezikon

Vrasja e një komandanti të lartë të Hamasit nga Izraeli kërcënon qëndrueshmërinë e armëpushimit në Gazë, ka thënë të dielën kryenegociatori i grupit militant, duke i bërë thirrje presidentit të SHBA-së Donald Trump që t’i kërkojë Izraelit të zbatojë kushtet e armëpushimit.

Mijëra mbështetës të Hamasit u mblodhën në qendër të qytetit të Gazës në një funeral për komandantin e lartë, Raed Saed dhe tre bashkëpunëtorët e vrarë së bashku me të të shtunën, raporton Reuters.

Në një fjalim televiziv, kryenegociatori i Hamasit, Khalil al-Hayya, i cili jeton në mërgim, konfirmoi vrasjen e figurës më të lartë të Hamasit që nga armëpushimi.

“Shkeljet e vazhdueshme izraelite të marrëveshjes së armëpushimit… dhe vrasjet e fundit që shënjestruan Saedin dhe të tjerët kërcënojnë qëndrueshmërinë e marrëveshjes”, ka deklaruar Hayya.

Po ndodh...