Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave

1 Qershor 2025, 22:27 / BOTA ALFA PRESS

Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka urdhëruar ushtrinë të përparojë në Rripin e Gazës “pavarësisht nga çdo negociatë”, ndërsa janë duke u zhvilluar përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim tjetër.

“Urdhërova ushtrinë të vazhdojë përparimin në Gaza, pavarësisht çdo negociate, dhe të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të mbrojtur ushtarët dhe për të eliminuar e shtypur vrasësit e Hamasit”, tha ministri në një deklaratë.

“Ose Hamasi do t’i lirojë pengjet, të cilët i rrëmbyen gjatë sulmit të 7 tetorit 2023, ose ai do të shfaroset”, shtoi ai.

Hamasi dha përgjigjen e tij dje ndaj një propozimi amerikan për armëpushim.

Pa qenë e qartë nëse e pranon apo jo, ai propozoi një sërë amendamentesh të cilat pala amerikane i hodhi poshtë si të papranueshme.

Po ndodh...

ide