“Jam krenar që qëndroj në krah të tij”/ Zëvendëspresidenti Vance reagon për përplasjen Trump–Musk: Presidenti ka bërë më shumë se kushdo në jetën time

6 Qershor 2025, 19:58 / BOTA ALFA PRESS

“Jam krenar që qëndroj në krah të tij”/

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, ka reaguar për herë të parë pas përplasjes publike mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk, duke mbështetur hapur liderin republikan dhe hedhur poshtë çdo aludim për përçarje mes tyre.

Sipas CNN, Vance ndodhej pranë Trump-it të enjten, në momentin kur përplasja me Musk u përshkallëzua në rrjetet sociale. Burime të afërta me situatën bëjnë me dije se presidenti e këshilloi Vance të ruante një ton diplomatik në deklaratat e tij për situatën.

Elon Musk, në një nga postimet e tij në platformën X, kishte sugjeruar zëvendësimin e Trump-it me Vance si president, një koment që u interpretua si një “flirt politik” me zëvendëspresidentin.

Por Vance e ka refuzuar qartë këtë ide. Në një postim të publikuar në mbrëmje, ai theksoi:
“Presidenti Trump ka bërë më shumë se kushdo tjetër në jetën time për të fituar besimin e kësaj lëvizjeje që ai udhëheq. Jam krenar që qëndroj në krah të tij.”

Në një tjetër reagim në rrjete sociale, ai akuzoi mediat për përhapje të gënjeshtrave mbi karakterin e presidentit Trump.
“Një nga gënjeshtrat më të mëdha është se ai është impulsiv apo i zemëruar. Kushdo që e ka parë të veprojë nën presion, e di se kjo është e pavërtetë,” shkroi ai.

Vance pritet të japë një intervistë në një podcast, ku ka të ngjarë të komentojë më gjerësisht mbi përplasjen mes Trump dhe Musk. Deri më tani, ai ka preferuar të fokusohet në unitetin brenda ekipit republikan dhe besnikërinë ndaj presidentit.

 

Po ndodh...

ide