
"Ju gënjeshtarë..."Vuçiç në konferencë të jashtëzakonshme: Jam krenar për policinë, arritëm ta mbrojmë Serbinë

Edhe pse kishte paralajmëruar një konferencë të jahstëzakonshme për t’iu drejtuar kombit serb në orën 22.00, Presidenti Aleksandar Vuçiç e nisi fjalimin e tij me 30 minuta vonesë, duke falenderuar qytetarët për protestën e madhe që mbajtën në Beograd.
Në nisje të fjalës së tij, Vuçiç hodhi poshtë mundësinë e një dorëheqjeje, duke thënë se në protestë ka pasur energji të madhe negative, mllef dhe zemërim ndaj autoriteteve, por nuk ka pasur të vdekur apo lëndime të rënda.
Ai ka bërë të ditur se 44 persona kanë përfunduar në spital, ndërsa janë lënduar gjithsej 56 persona.
‘Gjithsej 44 persona janë në Qendrën Emergjente, 11 në Qendrën Spitalore Klinike Zvezdara, 1 në Zemun, gjithsej 56 persona', ka treguar Vuçiç.
Ai citoi vlerësime nga tre shërbime të ndryshme në Serbi, që nga ushtria që ishin 88 mijë persona e deri te policia që ishin 107 mijë, ndërsa BIA vlerësoi diçka në mes.
“Unë jam veçanërisht krenar për policinë dhe shërbimet e sigurisë që kanë bërë një punë të madhe në ditët e fundit, si president i vendit, jam krenar se si e kanë bërë punën e tyre pas ditëve dhe javëve pa gjumë."
Vuçiçi hodhi poshtë akuzat se është përdorur zhurmues dhe pushkë anti-dron, duke i cilësuar ato të të turpshme.
'Ç'lidhje ka kjo me topin zanor, ju gënjeshtarë? Po ashtu edhe gënjeshtrat e tjera, “Vuçiqi iku, i fshehu fëmijët”, mund t’i përsërisësh njëqind herë, një gënjeshtër do të pasohet nga një gënjeshtër tjetër, por tani është e qartë për njerëzit se një gënjeshtër nuk fiton dot, sado që të paguhet nga jashtë dhe paguhet shtrenjtë, shtrenjtë. Mjafton të llogarisni sa kushton kjo sot, do të shihni se janë dhjetëra milionë euro'.
Për mua është e rëndësishme që arritëm ta mbrojmë Serbinë, të ruajmë sigurinë dhe paqen. Përshëndetje për ata gënjeshtarë në opozitë që shpikën topat e zërit”, tha Vuçiç.
Presidenti serb vuri në dukje shkatërrimin e traktorëve të punëtorëve serbë dhe tha se ata nuk ishin të drejtuar kundër askujt, por ishin aty për të ndalur kaosin.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128