Kapja e Maduros/ Dritan Hila: Trump u dha mësim udhëheqësve të Amerikës Latine

5 Janar 2026, 21:22 / BOTA ALFA PRESS

Kapja e Maduros/ Dritan Hila: Trump u dha mësim udhëheqësve

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për ngjarjen që ka marrë vëmendjen në mbarë globin, kapjen e presidentit venezuelian, Nicolas Maduro nga SHBA. 

Analisti Dritan Hila, tha se Trump i dha një mësim jo vetëm venezuelianëve por liderëve në Amerikën Latine. 

"SHBA nuk e ka ndryshuar regjimin, është e njëjta strukturë, zv presidentja ka bërë betimin. Nëse do të bëhet shfrytëzimi i naftës, nafta gjendet në lumin Orinoco, nëse fillon luftë guerrile, bllokohet qëllimi i Trump. Mendoj se ka një bashkëpunim me regjimin. Kemi të bëjmë me një mësim që u ka dhënë venezuelianëve.

Sasia e drogës që futet nga Venezuela në SHBA është vetëm 5%. Nafta ëshë e rëndë, nuk mund të ndryshojë trendin e tregut të naftës botërore. Por, ka një arsye për t’ju dhënë një mësim udhëheqësve të Amerikës Latine, ku shumë prej tyre kanë filluar të ndihen shumë të pavarur.

Ka ndodhur edhe me Noriegën apo me udhëheqës të tjerë. E konsideron SHBA oborrin e saj të pasëm Amerikën Latine. Na duket brutal pasi informacioni tani është shumë i përhapur edhe me rrjetet sociale.  Operacioni i ka kursyer shumë mund Amerikës deri tani.

A është brenda të drejtës ndërkombëtare? Kjo ha diskutim të madh. Kjo vlen për shtete të vogla. Përshembull po erdhi njeri këtu të na rrëmbejë Saliun, apo të rrëmbehet Albin Kurti. Perandoritë pastaj kanë parametra të tjerë në të drejtën ndërkombëtare.

Noriega tundte shpatën te dera e Amerikës, nuk të lejon njeri...", tha Hila. 

 

Po ndodh...