
Mesazhi i Netanyahut për Amerikanët: Izraeli po mbron lirinë në Lindjen e Mesme, armiku ynë është edhe armiku juaj


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar një tjetër video, këtë herë duke folur në anglisht dhe dukshëm duke iu drejtuar publikut amerikan. Ai e nis mesazhin duke uruar Donald Trump për ditëlindjen, më pas shpreh mirënjohje për ushtarët amerikanë, të cilët, sipas tij, kanë mbrojtur lirinë për 250 vjet.
Netanyahu thekson se edhe ushtria izraelite po mbron lirinë në Lindjen e Mesme kundër asaj që ai e quan regjim tiranik iranian. “Armiku ynë është edhe armiku juaj. Dhe duke vepruar siç po veprojmë, po përballemi me një kërcënim që herët a vonë do të na kanoset të gjithëve,” thotë ai.
Ai shton gjithashtu, se nëse Izraeli nuk do të kishte vepruar, Irani do të kishte armatosur grupet e tij aleate – si Hezbollah dhe Hamas – me armë bërthamore.
Shtëpia e Bardhë fillimisht u përpoq të distancohej nga sulmi izraelit ndaj Iranit, por më vonë e mbështeti, me Trump që e quajti atë një veprim të shkëlqyer.

Askush nuk do t'i shpëtojë dot SPAK-ut!
ide

Beteja e Thethit fitohet në zyrat e shtetit

Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik

Ramështeti dhe Opozitëpengu!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128