Kryeministrja daneze: Presioni i Trumpit për Groenlandën është i papranueshëm

5 Janar 2026, 19:11 / BOTA ALFA PRESS

Kryeministrja daneze: Presioni i Trumpit për Groenlandën

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, deklaroi se presioni i ushtruar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump për Groenlandën është i papranueshëm, duke theksuar se ishulli nuk dëshiron të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara.

Në një intervistë për transmetuesin publik danez DR, Frederiksen tha se deklaratat e Trumpit për blerjen e Groenlandës duhet të merren seriozisht, por shtoi se qëndrimi i Danimarkës dhe i vetë Groenlandës ka qenë i qartë. “Groenlanda ka deklaruar vazhdimisht se nuk dëshiron të jetë pjesë e SHBA-së”, u shpreh ajo.

Trump ka përsëritur disa herë se dëshiron të blejë Groenlandën, duke argumentuar se ishulli është i nevojshëm për arsye mbrojtjeje. Në këtë kontekst, Frederiksen paralajmëroi se çdo veprim agresiv ndaj një vendi anëtar të NATO-s do të kishte pasoja të rënda, duke deklaruar se “nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë një vend tjetër të NATO-s, gjithçka ndalet”.

Reagime pati edhe nga partnerë evropianë. Ministri i Jashtëm gjerman, Johannes Vandeful, tha se Groenlanda i përket Danimarkës dhe se NATO mund të diskutojë forcimin e mbrojtjes nëse lind nevoja. Ndërkohë, Franca deklaroi se Groenlanda i përket popullit të saj, ndërsa një zëdhënës i Komisionit Evropian nënvizoi se Bashkimi Evropian do të vijojë të mbrojë parimin e sovranitetit kombëtar.

Po ndodh...