Legalizohet përdorimi i marijuanës në SHBA? Trump pro përdorimit të saj

Kandidati për president në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump dha sinjale se do të mbështesë legalimin e marijuanës për përdorimin personal në Florida, pak përpara zgjedhjeve të nëntor.
Qëndrimi i ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë bie në kundërshti me atë të disa figurave të larta republikane, përfshirë guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis i cili argumenton se legalizimi i kanabisit për qëllime rekreative do të ishte një “e keqe për cilësinë e jetës”.
Përdorimi i kanabisit për arsye personale dhe mjekësore është i ligjshëm në 24 shtete të SHBA-së, sipas Qendrës Kërkimore Pew. 14 shtete të tjera e kanë legalizuar marijuanën mjekësore.
“Dikush nuk duhet të jetë kriminel në Florida, kur kjo është e ligjshme në shumë shtete të tjera. Ne nuk kemi nevojë të shkatërrojmë jetë dhe të shpërdorojmë dollarët e taksapaguesve”, tha ish-presidenti.
Propozimi është një nga disa ndryshimet që banorët e Floridës do të votojnë në nëntor në të njëjtën kohë kur SHBA zgjedh presidentin e ri.
Në lidhje me legalizimin e marijuanës për përdorim personal, Trump tha se do të duhet të ketë rregulla për të "ndaluar pirjen e saj në hapësira publike, kështu që të tjerët të mos e ndjejnë erën e saj kudo që shkojnë”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

