
Lideri suprem i Iranit: SHBA dhe Evropa janë problemi në rajon

Baza e problemeve të rajonit është prania e forcave të tilla si SHBA dhe disa vende evropiane që pretendojnë në mënyrë të rreme se mbrojnë paqen dhe qetësinë.
Kështu ka deklaruar lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, në fjalimin e tij të parë publik pas sulmit raketor të Teheranit ndaj Izraelit mbrëmjen e djeshme.
Po ashtu lideri ka shprehur edhe ngushëllimet për vdekjen e Hassan Nasrallah i cili u vra para disa ditësh nga një sulm izraelit."Jam thellësisht i pikëlluar nga humbja e Hassan Nasrallah (udhëheqësit të Hezbollahut).
Megjithatë, kjo humbje duhet të shërbejë si një forcë që na shtyn përpara," shtoi Khamenei.
Franca ka mobilizuar burimet e saj ushtarake në Lindjen e Mesme të martën për të kundërshtuar agresionin iranian, tha Elysée në një deklaratë për shtyp në fund të këshillit të mbrojtjes.
Ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh se e dënon "me vendosmërinë më të madhe" "sulmet e Iranit kundër Izraelit".Nga ana tjetër ushtria izraelite (IDF) nëpërmjet disa mesazheve në mediat sociale u kërkuar civilëve libanezë që të largohen menjëherë nga fshatrat që ndodhen në Libanin jugor.
"Aktiviteti i Hezbollahut detyron ushtrinë izraelite të veprojë kundër tij. IDF nuk dëshiron t'ju dëmtojë," thotë koloneli Avichay Adraee, në X.Për shkak të ndonjë sulmi të mundshëm civilëve libanezë u është bërë thirrje të shkojnë në veri. "Kujdes, mos lëvizni në jug. Çdo lëvizje drejt jugut mund të rrezikojë jetën tuaj”, thuhet në deklaratë.

"Do të jetë varri yt", ja pse Rama më ka bllokuar në telefon!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128