Lidhën dhe mbytën shoqen e tyre dhe krimin e filmuan, dënimi i 2 minoreneve shkakton zemëratë në Meksikë

Një ngjarje e rëndë është regjistrua në Meksikë ku një 15-vjeçare vdiq pasi u dhunua barbarisht nga mikeshat e saj. Ato e joshën dhe pasi e lidhën në një karrige, ia lidhën sytë, pastaj e varën, duke e regjistruar tmerrin në video.
Rasti i 15-vjeçares ka shkaktuar një valë të re zemërimi në Meksikë pas zbulimit të dënimeve të dhëna ndaj të miturave, të cilat u dënuan me vetëm dy vjet e 10 muaj burg secila. Familjes së viktimës iu dha gjithashtu një kompensim financiar prej pak më shumë se 5 mijë peso, një shumë që nuk mbulon as gjysmën e shpenzimeve të funeralit të vajzës. Vrasja e tmerrshme ndodhi shtatorin e kaluar kur Britany Michel, 15 vjeç, dhe një tjetër minorene e identifikuar si Monserrat, 13 vjeç, e mashtruan Leylan që ta çonte në një shtëpi. Videoja tregon vajzën të lidhur në një karrige dhe me sytë e lidhur. Ajo më pas mbytet për vdekje, ndërsa njëra nga personat e përfshirë e ka filmuar skenën me një telefon celular. Sipas nënës së viktimës, para vrasjes, vajza e saj kishte pasur një debat me shoqet e saj të dyshuara, të cilat filluan një fushatë ngacmimi dhe talljeje të vazhdueshme, duke i përqendruar sulmet e tyre në mesazhe diskriminuese që lidheshin me ngjyrën e lëkurës së saj.
Videoja e krimit jo vetëm që qarkulloi në mediat sociale, por iu dërgua në mënyrë anonime nënës së adoleshentes, duke përbërë provë të pakundërshtueshme që i lejoi Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit të Sonorës të identifikonte dhe arrestonte personat përgjegjës. Edhe pse materiali audiovizual dhe dëshmitë konfirmuan se ishte një krim i paramenduar, kuadri ligjor i zbatueshëm për të miturit pengoi vendosjen e dënimeve më të rënda. Vendimi rihapi debatin në vend mbi reformimin e Legjislacionit Penal për të Miturit në rastet e krimeve me ndikim të lartë. Familja e Leyla Monserrat, e mbështetur nga grupet e të drejtave të njeriut, vazhdon të kërkojë një rishikim të çështjes, duke denoncuar se një jetë nuk mund të vlerësohet me 5 mijë peso dhe as një ekzekutim i regjistruar nuk mund të dënohet me më pak se tre vjet burg.
MÉXICO EN SHOCK
Layla, una chica mexicana de 15 años, fue engañada por sus propias amigas con la excusa de que le tenían una sorpresa. Todo terminó de la peor manera: la mataron. Detrás, una mezcla de envidia y un pibe con el que ella estaba saliendo. pic.twitter.com/cLTQ4L56av
— Fran Casaretto (@Fran_Casaretto_) April 6, 2026
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128