Eksperti amerikan ngre alarmin: Shqipëria të bëjë kujdes, Irani mund ta bëjë shembull!

9 Prill 2026, 00:00 / BOTA ALFA PRESS

Eksperti amerikan ngre alarmin: Shqipëria të bëjë kujdes,

Eksperti amerikan Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, ka paralajmëruar Shqipërinë për rreziqet potenciale nga Irani.

Në një lidhje direkte në A2CNN, Joseph u shpreh se Irani mund ta bëjë Shqipërinë shembull, ndërsa theksoi nevojën për kujdes të shtuar dhe koordinim me SHBA-në.

Nuk e di nëse rreziku është serioz, s’kam akses në informacionet e inteligjencës. Dyshoj që Shqipëria duhet të jetë shumë e kujdesshme dhe ka vuajtur sulme kibernetike nga Irani më përpara, dhe tani mund të jetë në pozitën që të ndjekë pas të gjitha vendet që i sheh si armiq, ose jo bashkëpunues në mënyrën si do Irani, dhe mund të bëjë ndonjë shembull me Shqipërinë. Nëse do këshilloja zyrtarët tuaj, do t’u thoja që duhet ta diskutojnë me shumë kujdes këtë me SHBA-të, në lidhje me informacionet inteligjente që kanë, dhe Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme këto kohë”, deklaroi Joseph.

Po ndodh...

ide