“I dhash doktorit 3500 euro…”/ Skandali te Trauma, pacienti tregon ‘negociatat’ për operacionet

8 Prill 2026, 22:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

“I dhash doktorit 3500 euro…”/ Skandali te Trauma,

“A e ke bërë ti një ndërhyrje që e ke pasur të planifikuar tek Spitali i Traumës? Jo shpirt, nuk e kam bërë”, u shpreh qytetari.

“Nuk e kam bërë jo, por e kam shkruar aty, kam paguar 30 mijë lekë kur të dalë radha’ u shpreh qytetari.

“Mirë se doktori më ka thënë ishalla do të vijë ndonjë gjë, kush e di, burri më ka vdekur, vetëm jam’ u shpreh qytetari.

Gjatë hulumtimit dhe bashkëbisedimit me pacientët binte në sy fakti se disa prej tyre, ndonëse ishin në listën e pritjes, ata e kishin kryer ndërhyrjen në Spitalin e Traumës. Kjo ngre një pikëpyetje tjetër se përse ndodhen në listë dhe kanë një kartelë të hapur në spital, ndërkohë që shërbimin e kanë marrë nën dyshimet për favorizim në radhë.

“E kam kryer, e keni bërë aty apo në privat? Aty, po aty e kam bërë. Në çfarë date? Nuk e mbaj mend, më duket ka qenë në fund të majit’ u shpreh qytetari.

Lidhur me këtë pretendim të pacientëve, Spitali tha se krahas urgjencave dhe listës së pritjes ofron edhe shërbim për ata që i blejnë vetë materialet e domosdoshme për ndërhyrjen.

Trauma: Krahas listës së pritjes, SUT gjithmonë ka ofruar shërbimin e realizimit të ndërhyrjes kirurgjikale për pacientë që sigurojnë vetë materialin ortopedik të nevojshëm dhe nuk presin radhën e listë-pritjes. Ky fakt dokumentohet në kartelën e pacientit, i cili natyrisht firmos edhe konsentin e informuar, si për çdo operacion.

Ndërsa pacientë të tjerë lanë të kuptohej se janë në negociata për një rrugë të shkurtër, që nënkuptonte dhënien e ryshfetit…

“Foli djali me doktorin, por akoma nuk po e rregullojmë dot vetë njëherë, a kupton, besoj se e merr vesh…”

“E kemi bërë aty, tek Trauma, por e kemi bërë me pagesë, kena blerë protezën, e kupton? Ku e keni blerë? Te spitali, te Spitali i Traumës, 3500 euro”, u shpreh qytetari.

“Pagesën si e keni bërë? Ku e keni bërë? Në spital? Po, në spital e kemi bërë cash”, u shpreh qytetari.

“I ka marrë doktori, atij ia kena dhënë”, u shpreh qytetari.

“Herën e parë 3 mijë euro. Kush ua tha? Mjeku na tha”, u shpreh qytetari. /Emisioni Inside Story

Po ndodh...

ide