Lufta/ Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Ne do të qëndrojmë në Gaza derisa të çmontojmë Hamasin
19 Gusht 2024, 19:50 / BOTA

Izraeli është i përkushtuar të vazhdojë të operojë në Gaza derisa të arrihen objektivat e luftës, kthimi i pengjeve dhe shpërbërja e Hamasit.
Kështu ka bërë të ditur zyra e ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, pas takimit që pati Gallant me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Gallant përsëriti rëndësinë e presionit të vazhdueshëm ushtarak të Izraelit ndaj Hamasit, së bashku me nevojën për presion të vazhdueshëm politik të SHBA-së mbi Hamasin, derisa të arrihet një kornizë që do të lejojë kthimin e pengjeve në Izrael.
Gallant i tregoi Blinken një foto të 12 fëmijëve të vrarë nga një raketë e Hezbollahut në Majdal Shams muajin e kaluar.
Po ndodh...
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Nga Mirela Karabina
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Nga Taulanda Jupi
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

