Erion Braçe publikon foton e Arjan Curit dhe shkruan: E njeh kush këtë mbetjen se nuk e gjej nëpër kosha?

Deputeti socialist Erion Braçe ka bërë një postim të pazakontë mbrëmjen e kësaj të enjte, duke sulmuar analistin Arjan Curi. Ai ka ndarë një fotografi të Curit nga emisioni dhe e shoqëron me një shënim ofendues.
"E njeh kush këtë mbetjen se nuk e gjej nëpër kosha?", shkruan deputeti socialist, ndërsa nuk është e qartë se çfarë e ka shtyrë Erion Braçen të reagojë kaq ashpër ndaj analistit.
Tema e bisedës së sotme në emisionin "Top Story" ka qenë ajo për protestën e qytetarëve në bulevardin kryesor të Tiranës, e cila sot ka qenë në ditën e pestë dhe kishte pjesëmarrje më të lartë se ditët e kaluara.
Në fjalën e tij, analisti Arjan Curi është shprehur se pas protestës qëndrojnë oligarkë të ndryshëm, të cilët kanë pakënaqësi dhe inate me njëri-tjetrin, për interesat të mëdha financiare.
Po ndodh...
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128