Projekti i kuqezinjve, Milani rikthehet tek identiteti italian

Milani duket i vendosur të rindërtojë të ardhmen e tij duke u mbështetur te një bërthamë italiane, një element që vitet e fundit ka munguar gjithnjë e më shumë në skuadrën kuqezi. Sipas “Tuttosport”, Mateo Gabia mbetet një nga simbolet e fundit të shpirtit kuqezi në Milanelo. Edhe pse pa shiritin e kapitenit në krah, ai konsiderohet një lider i vërtetë nga shokët e skuadrës dhe pritet të vazhdojë të ketë një rol kyç edhe sezonin e ardhshëm.
Një tjetër emër që po fi ton rëndësi është Davide Bartesagi. Mbrojtësi i majtë arriti të sigurojë një vend titullari, duke lënë pas konkurrencën e Pervis Estupinjan. Nga tetori deri në shkurt ai zhvilloi paraqitje bindëse, përpara se të përjetonte një rënie të natyrshme forme në sezonin e tij të parë në futbollin e të rriturve. Ndërkohë, Samuele Riçi ka pasur më shumë vështirësi për të gjetur hapësira në formacion, por profesionalizmi dhe përkushtimi i tij nuk janë vënë kurrë në diskutim.
Zeroli, Komoto dhe Kamarda, e ardhmja është italiane
Përveç bërthamës aktuale, Milani do të mirëpresë edhe disa talente të rinj italianë që rikthehen nga huazimet dhe që mund të luajnë një rol të rëndësishëm në projektin e ri. Bëhet fjalë për Kevin Zeroli, i cili sezonin e kaluar e ndau mes Monzës dhe Juve Stabias; Kristian Komoto, që ishte protagonist te Specia; si dhe supertalenti Françesko Kamarda, i cili fitoi eksperiencën e tij të parë në Serie A me Leçe.
Në këtë grup duhet përfshirë edhe portieri Lorenco Torriani, aktualisht zgjedhja e tretë mes shtyllave. Me Gabian si lider dhe një brez të ri italianësh që po troket në ekipin e parë, Milani po përpiqet të rikthejë identitetin e tij tradicional dhe të ndërtojë një skuadër me më shumë ADN kuqezi për vitet e ardhshme.
Po ndodh...
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128