Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

Një moment simbolik tërhoqi vëmendjen gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte në Tiranë kundër projektit në Zvërnec.
Mes turmës së qytetarëve, një protestues u shfaq duke mbajtur në duar një karton të kuq, në një gjest që synonte të shprehte pakënaqësinë ndaj klasës politike.
Duke e krahasuar politikën shqiptare me një ndeshje futbolli, qytetari tha se kartoni i kuq ishte një mesazh për të gjithë deputetët e Kuvendit, të cilët sipas tij nuk përfaqësojnë më interesat e qytetarëve.
“Ky karton i kuq është për të gjithë deputetët. Duhet të dalin jashtë Parlamentit, jashtë lojës”, u shpreh ai para protestuesve.
Mesazhi u prit me duartrokitje nga të pranishmit dhe u bë një nga momentet më të komentuara të protestës, e cila mblodhi mijëra qytetarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128