Lufta në Lindjen e Mensme/ Katari evakuon banorët pranë Ambasadës Amerikane në Doha

5 Mars 2026, 08:27 / BOTA ALFA PRESS

Lufta në Lindjen e Mensme/ Katari evakuon banorët pranë

Katari ka filluar evakuimin e banorëve që jetojnë pranë Ambasadës Amerikane në Doha si një masë paraprake e përkohshme, sipas Ministrisë së Brendshme të Katarit.

“Akomodim i përshtatshëm është siguruar për ta si pjesë e masave të nevojshme parandaluese”, tha Ministria në një deklaratë për X.

Kjo vjen pasi ambasadat amerikane në Arabinë Saudite dhe Kuvajt, si dhe konsullata amerikane në Dubai, u sulmuan nga dronë këtë javë.

Këtë javë, Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi një paralajmërim për qytetarët amerikanë që të largohen menjëherë nga Lindja e Mesme, edhe pse shumë fluturime nga rajoni u anuluan ose u pezulluan.

Qeveria amerikane është përpjekur të rezervojë fluturime çarter për qytetarët amerikanë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Jordani, dhe është përpjekur të ndihmojë njerëzit e bllokuar diku tjetër të rezervojnë bileta për fluturime komerciale.

Një zyrtar i departamentit të shtetit amerikan tha se që nga 28 shkurti, rreth 17,500 qytetarë janë kthyer nga Lindja e Mesme.

Po ndodh...