Grabitet me armë një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare në Tiranë

5 Mars 2026, 09:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Grabitet me armë një pikë këmbimi valutor brenda një

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në kryeqytet mëngjesin e kësaj të enjte.

Një dyqan i këmbimit valutor në lagjen “5 Maji” , brenda "Concord Centre" në Tiranë është grabitur nën kërcënimin e armëve.

Autori dyshohet të jetë rreth 40 vjeç, i cili ka hyrë në exchange i veshur me jelek të zi dhe xhup blu me kapuç.

Ai ka hyrë në ambientet e exchange dhe ka grabitur një shumë parash, për t’u larguar më pas në drejtim të paditur.

Grabitësi është larguar me vrap dhe ka hequr kapuçin tek shkallët jashtë qendrës tregtare.

 

Po ndodh...