Trajneri i Polonisë befason me deklaratat vlerësuese për Shqipërinë, para përballjes së 26 marsit
Polonia përballet me Shqipërinë këtë muaj, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e “Play-off”-it të Botërorit.
Trajneri i polakëve, Jan Urban, pranoi se bëhet fjalë për një rival të sikletshëm, por u shpreh besimplotë për aftësinë e lojtarëve të tij.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm për shkallën e vështirësisë. Sigurisht që në ndeshjen ndaj Shqipërisë kemi avantazhin që luajmë në shtëpi, por edhe kundërshtari ka avantazhet e veta, madje të konsiderueshme. Askush nuk duhet të mendojë se fitorja më 26 mars është formalitet. Është ndeshje e vështirë për Poloninë”, tha trajneri polak.
“Kur Shqipëria u kualifikua në Europianin e vitit 2024 e eliminoi Poloninë. Në turneun e luajtur barazuan me Kroacinë dhe humbën minimalisht me Italinë dhe Spanjën. Kanë futboll interesant dhe të njëjtin trajner pre vitesh. Kanë shumë stabilitet. Shqiptarët aktivizohen në klube të mira, shumë prej tyre në Itali”, përfundoi Urban.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128