Zhegrova nuk po bind te Juventusi, ish-ët e Brojës duan një lojtar me tiparet e tij

Edon Zhegrova nuk po kalon një situatë të mirë te Juventusi, dhe shpesh nuk është as zgjedhje nga stoli. Në radarët e tij së fundmi është vënë sërish skuadra e Evertonit që kërkon me ngulm shërbimet e tij.
Skuadra e Evertonit, në Premier Ligën angleze, do të përpiqet përsëri ta transferojë Edon Zhegrovën nga Juventusi, pasi nuk e ka arritur këtë në përpjekjet e mëparshme gjatë perkatos së verës.
Ditët e fundit ky lajm ka qarkulluar ndjeshëm edhe në mediet italiane.
Ekipi i drejtuar nga trajneri David Moyes do të tentojë për herë të tretë ta afrojë futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës.
Evertoni kishte tentuar ta bënte diçka të tillë verën e kaluar, kur 26-vjeçari vendosi t’i bashkohej “Zonjës së Vjetër”.
Madje anglezët bënë edhe një përpjekje tjetër edhe në afatin kalimtar të janarit.
Tashmë drejtuesit e klubit janë të vendosur për të shpensuar 20 milion euro për të marrë shërbimet e tij. Fakt është që futbollisti i Kosovës ka kontratë deri në vitin 2030 me Juventusin dhe Everton duhet të paguajë klauzolën e tij.
Zhegrova është kritikuar për humbjen e një mundësie të artë në ndeshjen e fazës eliminatore kundër Galatasarayt, por është lavdëruar gjithashtu shumë për performancën e tij.
Zhegrova ka luajtur gjithsej 427 minuta në 19 ndeshje në të gjitha garat. Megjithatë këto minuta nuk kanë qenë të mjaftueshme për të në mënyrë që të regjistrojë ndonjë gol apo assist për të ndihmuar ekipin.
Zhegrova është gjithashtu i rëndësishëm për Kosovën, ku ka shënuar 5 gola në 45 ndeshje të luajtura.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128