EMRI/ Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak te rrethrrotullimi i Astirit, arrestohet 33-vjeçari

Është vënë në pranga nga blutë e Tiranës ditën e sotme 33-vjeçari Kristian Lloci, i cili lëvizte nëpër kryeqytet me armë në brez.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se LLoci u arrestua te rrethrrotullimi i Astirit dhe mësohet se në brez mbante një armë.
Gjatë arrestimit dhe kontrollit fizik të tij, policia i ka gjetur të riut një pistoletë dhe municione luftarake të cilat janë sekuestruar menjëherë.
Sakaq thuhet se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet i janë referuar Porkurorisë së Tiranës.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “On time”.
U kap duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, gjatë natës, në Astir, vihet në pranga 33-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur në Astir, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “On Time”, u arrestua në flagrancë shtetasi:
-K. Ll., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në orët e para të datës 05.03.2026, te rrethrrotullimi i Astirit, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e qëllimit të lëvizjes me armë zjarri të 33-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
