Përvetësoi pagesat pasi hyri me kredincialet e koleges në sistem, nën procedim punonjësja në Postën e Elbasanit

5 Mars 2026, 14:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përvetësoi pagesat pasi hyri me kredincialet e koleges në sistem,

Punonjësja e Degës Postare të Elbasanit merret nën procedim për abuzim me detyrën dhe përvetësim në mënyrë të paligjshme të pagesave që kryhen nga ky institucion për qytetarët.

E dyshuara nën akuzë është E.Rr., 48 vjeçe. Policia konfirmoi hetimet dhe bëri me dije se dëmi i shkaktuar prej saj është 330 mijë lekë.

Madje zbardhi edhe detaje nga veprimet e kryera prej saj, duke përdorur sistemin elektronik të institucionit, nëpërmjet kredencialeve të koleges së saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. Rr., 48 vjeçe, punonjëse e degës postare Elbasan, pasi dyshohet se ka përvetësuar 330 000 lekë nga pagesat që kryhen në postë, duke vepruar në sistemin elektronik të institucionit, me kredencialet e një kolegeje të saj”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Pas shoqërimit, marrjes në pyetje dhe hetimeve paraprake, dosja kaloi në Prokurori për veprime të mëtejshme proceduriale dhe zbardhjen e plotë të dëmit dhe krimit.

Po ndodh...