Votoi bashkë me Berishën kundër largimit të Spiropalit, reagon Topalli: Jo shprehje e vullnetit tim politik, as e kryetarit...

Mazhoranca votoi me 83 vota pro ndryshimet në shtatë ministri gjatë një seance parlamenti të shoqëruar me debate dhe bllokim të foltores nga ana opozitës.
Gjatë procesit të votimit, shkarkimi i zv.kryeministres Belinda Balluku mori numrin më të madh të votave pro, 85, ndërsa ajo që ra në sy ishte vota kundër e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit për shkarkimin e ministres së Jashtme, Elisa Spiropali.
Këtë veprim Jozefina Topalli e ka shpjeguar më pas, ku sipas saj ka qenë një lapsus teknik dhe jo shprehje e vullntetit të saj politik.
“Në momentin e kaosit në Parlament, kur opozitës nuk po i jepej fjala, kam shtypur gabimisht dy butonat në sistem për të marrë fjalën. Kjo ka përkuar rastësisht me momentin e votimit për shkarkimin e një ministri. Bëhet fjalë për një lapsus teknik dhe jo për shprehje të vullnetit tim politik. Sqaroj gjithashtu se në atë moment z. Berisha ishte në foltore dhe nuk ka votuar", shprehu Jozefina Topalli.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
