"Një herë më vinte si çam i Shpëtim Idrizit, një herë si grek i Vangjel Dules...", Noka “telendis” Bidon! I kthehet socialisti: Kam qenë njëherë si gazetar
5 Mars 2026, 12:05 / POLITIKË

Deputeti i PD Flamur Noka nga foltorja e Kuvendit sulmoi deputetin e PS Ardit Bido.
“Mbaj mend kur ma sillnin në zyrën time kur isha në pushtet, herë ma sillte Shpëtim Idrizi si çam, e herë ma sillte Vangjel Dule si lab”, tha Noka duke iu drejtuar atij.
Ky i fundit i është përgjigjur duke i thënë se ka qenë në zyrën e Nokës vetëm një herë, si gazetar për t’i marrë një intervistë.
“Përvoja parlamentare jo doemos rrëfen të qenurit një deputet i mirë… U çua dhe gënjeu dhe foli me gjasme për takime të mijat në zyrë të tij. Kam qenë një herë si gazetar për ta marrë në intervistë”, tha Bido.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
