Votoi kundër shkarkimit të Spiropalit?/ Berisha: Unë isha në Foltore, këto janë skema të Peleshit!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se askush nga socialistët nuk e mbrojnë Belinda Ballukun. Jashtë Parlamenti, Berisha përmendi emrin e Spiropalit dhe të Ballës, të cilët sipas tij janë kundër Ballukut.
“Të themi të vërtetën këta nuk e mbronin atë, se kur i shef Rama votojnë të gjithë si delet. Kurse në takimet e veçanta asnjëri asnjë mbrojtje as Ramës as Ballukut, jua them unë me dëshmitarë dhe këta e kuptuan. Jo vetëm Spiropali, as Taulanti, asnjë fjalë. Ul kokën, ul veshët”, tha Berisha.
Po ashtu, Berisha sqaroi edhe voton kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit, duke thënë se nuk ka votuar pasi ishte në foltore, ndërsa akuzoi se “këto janë mekanizma të Niko Peleshit”.
“Nuk kam votuar fare, se çfarë ka bërë sistemi unë nuk e di. As Topalli nuk ka votuar. Është e gjitha mekanizëm i Niko Peleshit. Unë kam qenë në platformë, nuk ka votuar kurrë. Në ishim në platformë se nuk po më jepnin fjalën. Sa i takon Spiropalit, unë ja dhashë përgjigjen asaj, si iku ajo”, deklaroi Berisha.
Më pas ai ftoi të gjithë qytetarët që ti bashkohen protestës së opozitës më 12 mars.
“Më 12 mars Shqipëria vjen këtu për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Përcilleni objektin e protestës. Protesta është për dorëheqjen e Ramës. Çdo protestë ka një objektiv, dorëheqjen e Edi Ramës. Të vazhdojmë betejën tonë. Është stina e përmbysjes së diktatorëve. Ti themi sa më shpejt u krye”.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128