Lufta në Lindjen e Mesme, qeveria greke ndërhyn me masa për çmimet e karburanteve

Duke parë një rritje brenda disa ditëve të çmimeve të karburantit dhe jo vetëm, në kushtet e tensioneve ndërkombëtare dhe krizës në Lindjen e Mesme qeveria greke njoftoi masa emergjente për frenimin e tyre si dhe të fenomeneve të fitimeve të pajustifikuara.
Masa kryesore është vendosja e një tavani mbi marzhin e fitimit për karburantet, ushqimet dhe mallrat bazë të konsumit siç ka bërë me dije kryeministri grek Mitsotakis gjatë takimit të tij urgjent me presidentin e vendit.
“Po dërgojmë një mesazh të qartë se kjo turbulencë ekonomike nuk duhet të çojë në spekulime për fitim, të cilat do të përkeqësonin një problem që tashmë ekziston. Prandaj, sot shpallen kufij maksimalë për marzhin e fitimit për karburantet dhe produktet e supermarketeve”, u shpreh kryeministri Mitsotakis.
Më pas në një konferencë për mediat zv/kryeministri i vendit me ministrin e Mjedisit dhe Energjisë si dhe atë të Zhvillimit kanë sqaruar konkretisht se në sektorin e karburanteve, marzhi i fitimit në tregtinë me shumicë nuk do të mund të kalojë 5 cent për litër, ndërsa për pikat e shitjes me pakicë kufiri vendoset në 12 cent për litër. Parashikohen gjithashtu rregulla të veçanta për ishujt, ku kostot e transportit janë më të larta.
“Nga hyrja sot në fuqi e Aktit Normativ deri më 30 qershor 2026, vendoset tavan mbi marzhin e fitimit për karburantet”, ministri i Zhvullimit Stavros Papastavros.
Masat do të zbatohen edhe për supermarketet, industrinë ushqimore dhe kompanitë e shpërndarjes, ndërsa gjobat për shkelësit mund të arrijnë deri në 5 milionë euro, në varësi të madhësisë së kompanisë dhe fitimit të paligjshëm.
Ministria e Zhvillimit publikoi edhe një listë të detajuar të produkteve për të cilat do të vendoset tavan në marzhin e fitimit ndër të cilat përfshihen mes të tjerash orizi, buka, djathërat, makaronat, vezët, qumështi, kosi, perimet e ngrira, vaji, sheqeri dhe kafeja.
Autoritetet theksojnë se nuk ka problem furnizimi në treg, por paralajmërojnë se do të shtohen kontrollet për të parandaluar spekulimet me çmimet, veçanërisht në energji dhe produktet bazë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128