PD nuk pranon dosjen e kandidimit për kryetar të Salianjit, përfaqësuesi: Do ta çojmë me postë
Dosja e Ervin Salianjit për kandidimin për garën e kryetarit të Partisë Demokratike nuk është pranuar nga grupi i punës.
Përfaqësuesi i Salianjit i ka lënë dokumentet te recepsion, ndërsa ka pohuar se dosjen respektive do ta dorëzojë me postë.
Në platformën e tij të kandidimit, Salianji shprehet se Partia Demokratike duhet t’i rikthehet vlerave të saj themeluese. Gjithashtu Salianji thekson se njeh Berishën si lider historik të PD, merita për të cilat thotë se do i njihen përjetësisht, por kërkon prej tij të bëjë hapa pas dhe të ndihmojë Partinë Demokratike të rimëkëmbet, ripërtërihet dhe të fitojë.
“Koha e tij ka mbaruar. Ai sot është një barrë për Partinë Demokratike dhe të gjithë popullin opozitar. Por koha e tij ka tejkaluar. Ai sot është një barrë për Partinë Demokratike dhe të gjithë popullin opozitar.
Ai sot është i vjetëruar, i vonuar, i izoluar ndërkombëtarisht dhe i pafuqishëm për të frymëzuar dhe për të mobilizuar për shkak të mosmbajtjes së premtimeve dhe konsumimit prej pushtetit të pandërprerë prej 36 vitesh. Ai pengon bashkimin e shqiptarëve me PD në emër të rotacionit. Ai pengon bashkimin e të gjithë forcave opozitare nën udhëheqjen e Partisë Demokratike.” -thuhet në platformën e kandidimit të Ervin Salianjit.
Të njëjtin fat kanë patur Evi Kokalari dhe Alesia Balliu, të cilave nuk i është pranuar aplikimi.
Përfaqësuesit e tyre i kanë lënë dokumentet në recepsion njësoj si Salianji, ndërsa janë shprehur se do t’i dorëzojnë dokumentet me rrugë elektronike, por gjasat për t’u pranuar nga grupi i punës duken minimaliste.
Po ndodh...
Sali Brava
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128