Skadon afati për dorëzimin e kandidaturave/ Flamur Noka “i pret” hovin Ervin Salianjit: Duhet të jesh demokrat! Suel Çela s’kandidon dot

30 Prill 2026, 12:29 / POLITIKË ALFA PRESS
Skadon afati për dorëzimin e kandidaturave/ Flamur Noka “i

Ka skaduar afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike. Lidhur me këtë proces ka folur edhe sekretari i përgjithshëm, Flamur Noka, i cili ka theksuar se gara e brendshme është e hapur për çdo anëtar të partisë që plotëson kriteret e përcaktuara dhe që nuk ka shërbyer, siç u shpreh ai, interesave të Edi Ramës.

Noka nënvizoi se vendimi për hapjen e garës është marrë nga Kryesia e PD-së më 13 mars dhe se procesi ka qenë transparent gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të tij, duke lënë një afat njëmujor për aplikimet.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve sa i përket kandidaturave të Ervin Salianjit dhe Alesia Balliut, të cilët ndonëse nuk u paraqitën fizikisht ata dorëzuan dokumentat përmes përfaqësuesve të tyre, Noka la të kuptohet se nuk do të pranohet kandidatura e tyre pasi nuk plotësojnë kriteret e Partisë Demokratike, ku një prej tyre është dhe anëtarësia në këtë forcë politike.

“Dera është e hapur, po për Gysin nuk është e hapur. Kur të caktohet gara për administratorin e Gysit, le të kandidojnë të gjithë. Për PD duhet të jesh demokrat dhe mos i shërbesh Edi Ramës”, tha Flamur Noka ndër të tjera, duke hedhur akuza më tej për Salianjin, ndonëse jo direkte, se është i lidhur me Edi Ramën dhe një prej kriminelëve të Elbasanit, Suel Çelën.

Flamur Noka: Afati për dorëzimin...Tani unë juve me datën 13 mars, kur kam marrë vendim kryesia e PD për çeljen e garës, ju kam komunikuar që gara është hapur dhe kemi qenë transparent. Tani ka një muaj, ka pasur çdokush që aspiron për të aplikuar dhe ka afat deri në 12 të natës, por çdo anëtar i partisë që plotëson kriteret i thoni që kur të hapet gara për administratorin e bizneseve të Gysit, atëherë është tjetër gjë. Unë flas për garën e partisë.

Gazetarja: Të jeni pak më serioz, keni akuzuar Lulzim Bashën që mbyllte derën, por ju po i mbyllni vetë

Flamur Noka: Dera është e hapur, po për Gysin nuk është e hapur. Kur të caktohet gara për administratorin e Gysit, le të kandidojnë të gjithë. Për PD duhet të jesh demokrat dhe mos i shërbesh Edi Ramës. Mereme Sela është demokrate, a i plotëson kriteret apo jo është çështje e institucioneve. Por ju mund të doni që Rama të sjellë dokumente, jo Gysi, jo Sueli, jo. Ka një vijë të kuqe.

Unë e kuptoj shumë mirë që ka media që regjimi i kërkon t’i përdorë. Por aman, po ju them një gjë: kur të bëhet gara për administratorin e Gysit është tjetër gjë, gara e partisë është tjetër gjë. Unë po ju bëj një pyetje: dini ju që një anëtar i PD ka aplikuar dhe nuk i është pranuar? Jo.

Faleminderit, ju duam shumë.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova