Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

8 Tetor 2024, 08:28 / BOTA ALFA PRESS

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i

Rusia ka sulmuar portin e Odessa me raketa balistike gjatë mëngjesit të sotëm. Objektivi i sulmuesit ishte infrastruktura portuale", thotë kreu i administratës rajonale të Odessës.

Nga sulmi, humbi jetën një 60-vjeçar ukrainas, punonjës i një kompanie private të trajtimit të mallrave, ndërsa 5 shtetas të tjerë u plagosën.

Sipas La Repubblica, ky është sulmi i dytë kundër një anije civile në portin e Odessa, në jug të Ukrainës, ditët e fundit.

Ndërkohë, forcat ruse kanë hyrë në periferi të qytetit të vijës së parë të Toretsk.

"Situata është e paqëndrueshme, luftimet po zhvillohen në çdo hyrje të qytetit”, tha Anastasiia Bobovnikova, zëdhënëse e Grupit Taktik Operacional.

 

Po ndodh...