Marrëveshja e madhe? Trump njofton vizitën e Zelenskyt të premten në Shtëpinë e Bardhë

26 Shkurt 2025, 08:28 / BOTA ALFA PRESS
Marrëveshja e madhe? Trump njofton vizitën e Zelenskyt të premten

Donald Trump ka deklaruar se Volodymyr Zelenskyy pritet të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të premten për të nënshkruar një marrëveshje për mineralet e rralla, për të paguar ndihmën ushtarake të SHBA për të mbrojtur Ukrainën nga pushtimi i Rusisë.

Ky njoftim pasoi negociatat e tensionuara mes SHBA-së dhe Ukrainës, në të cilat Zelenskyy akuzoi SHBA-në për ushtrimin e presionit për të nënshkruar një marrëveshje prej më shumë se 500 miliardë dollarësh, që do t’i detyronte “dhjetë breza” ukrainas të kthenin këtë shumë.

Kam dëgjuar se ai do vijë të premten,” u shpreh Trump për gazetarët në Zyrën Ovale. “Sigurisht, për mua është në rregull nëse ai dëshiron.”

Të martën vonë Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina janë pajtuar për kushtet e një marrëveshjeje për minerale, e cila konsiderohet kyçe në kuadër të përpjekjeve të presidentit amerikan, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës.

Në marrëveshje nuk përmenden garanci të sigurisë, apo zotime për dërgim të mëtejeshëm të armëve, mirëpo që Shtetet e Bashkuara duan që Ukraina të jetë “e lirë, sovrane dhe e sigurt”. Megjithatë, dërgesat tjera të armëve janë ende duke u negociuar mes Uashingtonit dhe Kievit.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128