Ministri gjerman i Mbrojtjes: Putin nuk dëshiron paqe! Të mbështesim fort Ukrainën

29 Shtator 2025, 15:11 / BOTA ALFA PRESS
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Putin nuk dëshiron paqe! Të

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka bërë një deklaratë së fundmi se presidenti rus, Vladimir Putin nuk synon paqen me Ukrainën dhe se përpjekjet diplomatike nuk kanë sjellë asnjë rezultat.

Politikani gjerman u bëri thirrje vendeve të Europës që të tregojnë unitet dhe vendosmëri në përballjen me agresionin rus, duke shtuar se mbështetja për Ukrainën është më e rëndësishme se kurrë.

“Nuk ka asnjë dyshim se Vladimir Putin nuk dëshiron armëpushim dhe nuk dëshiron paqe për Ukrainën. Por Ukraina duhet të jetë e fortë dhe është përgjegjësia jonë si europianë, kjo është detyra jonë”,  ka theksuar ai.

Po ndodh...

ide