Musk shfaqet me sy të nxirë në konferencën e lamtumirës me Trump: Djali im më goditi

CEO i Tesla-s dhe aleati i ngushtë politik i Trump, Elon Musk u shfaq me një mavijosje të dukshme mbi syrin e djathtë gjatë konferencës së tij të lamtumirës për shtyp me Donald Trump në Zyrën Ovale.

Biznesmeni miliarder u zbuloi gazetarëve se djali i tij pesëvjeçar, i quajtur "X", ishte ai që shkaktoi mavijosjen.
Kur presidenti amerikan u pyet për mavijosjen, ai deklaroi se nuk e kishte vënë re, edhe pse është më se e dukshme.
“I thashë, ‘Hajde, më godit në fytyrë’, dhe ai e bëri”, u tha Musk gazetarëve.
Mediat sociale u mbushën me komente nga njerëz që pyesnin se çfarë i ndodhi miliarderit: "A e di ndokush pse Eloni ka një sy të nxirë? Pse është i mavijosur syri i djathtë i Elon Musk?"
Takimi ndodhi vetëm disa orë pas publikimit të një raporti në New York Times se Musk dyshohet se përdori një kombinim drogash gjatë fushatës zgjedhore.
Ai i mohoi kategorikisht raportet, duke nisur një sulm ndaj gazetës. Nga ana e Trump, ai deklaroi se askush nuk mund t'i besojë gazetës Times.
Gjatë ceremonisë së lamtumirës, Trump e falënderoi Musk për mandatin e tij në Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), i cili zgjati pesë muaj.
Vetë Musk tha se largimi i tij nuk është fundi i DOGE, ekipi i të cilit do të forcohet gjithnjë e më shumë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


