Po mbante fjalim në Maqedoninë e Veriut, ndërron jetë papritur ish-kryeministri skocez, Alex Salmond

Alex Salmond, ish kryeministri i Skocisë ndërroi jetë këtë të shtunë në moshën 69 vjeçare ndërsa po merrte pjesë në një samitin “World Changers Balkan Summit” në Maqedoninë e Veriut.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ai ndërroi jetë dhe u rrëzua në tokë duke rënë pa ndjenja pasi mbajti një fjalim në këtë samit këtë të shtunë.
Alex Salmond kishte shërbyer si kryeministër i Skocisë nga viti 2007 deri në vitin 2014 kur edhe zgjodhi të dorëheiqej nga posti, pasi dështoi të siguronte pavarësinë e Skocisë në referendumin e vitit 2014.
69 vjeçari Alex Salmond ishte kishte shërbyer në politikë për më shumë se 3 dekada duke drejtuar Partinë Nacionaliste Skoceze nga viti 1990 deri në vitin 2000 dhe më pas sërisht nga viti 2004 deri në vitin 2014.
Pasi u tërhoq nga Partia Nacionaliste Skoceze dhe pasa akuzave që u bënë ndaj tij për ngacmim seksual, akuza për të cilat u shpall i pafajshëm me vendim gjykate ai themeoi Partinë Nacionaliste Alba të cilën e drejtonte që nga viti 2021.
Dhjetëra politikanë Britanik dhe Skocez kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen e parakoshme nga jeta të Alex Salmond, ku mes tyre edhe ish kryeministri Britanik Rishi Sunak I cili e quajti Salmond një politikan të madh , për të cilin shkroi se pavarësisht debateve kushtetuese ai mbetet një ndër politikanët më pasionant që ai njihte.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


